Pavarësia e Skocisë, shtyhen planet për referendumin - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-10 0

Nicola Sturgeon do të shtyjë planet për një referendum të dytë mbi Pavarësinë e Skocisë. Kryeministrja kishte kërkuar që një referendum për pavarësinë të mbahej në vjeshtën e vitit 2018, ose në pranverën e vitit 2019. Por, ajo ka rishikuar qëndrimin e saj pasi humbi 21 vende në Parlament në zgjedhjet e këtij muaji.