Ora News - Humb zgjedhjet 2017, Basha ngrin të gjitha funksionet si kryetar në PD

2017-07-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha tha se votat më 25 qershor u blenë masivisht, por shtoi se përgjegjësia për humbjen e opozitës i përkasin atij.
Në një konferencë nga selia blu, Basha tha se ngrinte të gjitha funksionet si kryetar dhe i hapte rrugë zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë.
Basha: Nuk mund ta nis këtë komunikim ndryshe përveç se me falenderim nga zemra për qindra mijëra qytetarë që vlerësuan projektin tim për ekonomi të fortë dhe të sigurt. jam mirënjohës mijëra demokratëve, që me dinjitet dhe kurajë heroike. Projekti im lindi nga qytetarët. Jam bërë me ta dhe kam biseduar me ditë të vështira të braktisur paturpësisht nga qeveria.
Të gjithë ata që u bënë pjesë dhe bashkë nisën një rrugëtim kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek PD dhe projekti ynë. Kjo nuk mjaftoi. Në zgjedhjet e 25 qershorit, diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjen që unë dhe PD bëmë me ligjin e dekriminalizimit, me betejën për drogën, me imponimin që bëmë duke marrë gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, sërish krimi dhe paraja e pisët dhe presioni i pushtetit nuk u ndal. Blerja e votës u bë masivisht duke zëvendësuar edhe një herë debatin për alternativën me shukun e parave.
Unë nuk do ta lejoj, qoftë edhe vetëm për këtë ia vlen të luftosh. Kam reflektuar thellë. Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Tani demokratët meritojnë një bilanc të plotë me ballafaqim të hapur dhe të vërtetë. Mes atyre që luftuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-tani-ne-deklarate-per-shtyp/

Free Traffic Exchange