Ora News – Rama: Do qeveris pa dallime, me dorën shtrirë ndaj opozitës dyngjyrëshe

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fjalën e tij të fitores, kryeministri Edi Rama, i cili do të qeverisë edhe për 4 vitet e ardhshme tha se do të drejtojë vendin duke qeverisur pa dallime partish, madje duke i shtrirë dorën opozitës dyngjyrëshe.
Rama: Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Janë sfida të vjetra e të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve pa dallim. Nën të njëjtin flamur kombëtar. Për familjet dhe në radhë të parë, për fëmijët e të njëjtës tokë; ku jemi lindur jo të majtë, jo të djathtë; jo të ndarë në tanët e të atyre; po të njëjtë në gjak, të njëjtë në gjuhë, të njëjtë në vazhdimësinë e historisë e në porositë e të parëve tanë, për të ardhmen: Thjeshtë Shqiptarë! Ky besim i madh që më është dhënë dhe na është dhënë nga kaq shumë njerëz, edhe përtej kufijve ndarës mes partive; mesazhet e panumërta të mbështetjes, që kam marrë të dielën, nga votues tradicionalë të Partisë Demokratike kudo nëpër Shqipëri, apo nga njerëz të pavendosur deri ditën e fundit; miqtë e shumtë të rrjeteve sociale në emigracion, që kanë ngritur telefonin për të çuar në votim, të afërm dhe të njohur këtu në Shqipëri, më sjellin këtu sonte, jo me grushtin e mbledhur, po me dorën e shtrirë ndaj opozitës dyngjyrëshe të katër viteve të ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-do-qeveris-pa-dallime-me-doren-shtrire-ndaj-opozites-dyngjyreshe/