Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit pranë Bashkimit Europian Johannes Hahn dhe Drejtori i Zyrës së ODIHR-it Michael Georg Link prezantuan sot një projekt të ri për të mbështetur zgjedhjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Projekti 3-vjeçar do të implementohet nga ODIHR-i dhe do të mbështesë Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në përpjekjet e tyre për të ndjekur rekomandimet e vëzhgimit të zgjedhjeve në fushat që lidhen me menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave zgjedhore.
Komisioneri Hahn e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një shenjë të angazhimit të madh për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Komisioni, sipas Hahn mbetet i fokusuar në bazat fillestare në procesin e zgjerimit dhe në vlerat që e mbështesin atë. Për Hahn, demokracia, besueshmëria dhe stabiliteti i organeve të zgjedhura varen qartë nga procese zgjedhore të lira dhe të ndershme, ku ODIHR jep kontribut të rëndësishëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioneri-hahn-prezanton-projektin-e-ri-per-ballkanin-perendimor/