Ora News – Përfundon zyrtarisht numërimi: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë në Shqipëri, vetëm 47 orë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë, duke shpallur edhe rezultatin.
Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat tha se ka përfunduar zyrtarisht numërimi. Ai tha se sipas rezultatit paraprak PD merr 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet.
Zguri: Në këto zgjedhje në Shqipëri kanë marrë pjesë në zgjedhje 1 613 087 zgjedhës, ose 46.72% të numrit të përgjithshëm.
Në rang kombëtar, rezultati paraprak i zgjedhjeve, e ritheksoj paraprak, i mbëritur në KQZ në mënyrë elektornike përmbanë këto shifra. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1 580 778. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:
PS 763 999 vota ose 48.33 % të numrit të votave vlefshme, e kthyer në 74 mandate
PD 455 481 vota ose 28.81%, mandate 43
LSI 225 678 vota ose 14.28%, mandate 19
PDIU 75 938 vota ose 4.8 %, mandate 3
PSD 14 988 vota ose 0.95 %, mandate 1
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë në totalin e tyre 44 661 vota ose 2.8% të votave të vlefshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapen-kutite-e-para-nis-procesi-i-numerimit/

Free Traffic Exchange