http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit e vlerëson si sukses menaxhimin e situatës se rendit dhe sigurisë. Sipas Haki Çakos uniformat blu arritën standardet europiane gjate përmbushjes se detyrës.Çako konfirmoi se janë dërguar ne Prokurori nje numër i konsiderueshëm rastesh. Behet fjale per vepra penale qe lidhen me zgjedhjet e qe jane konsumuar gjate fushatës dhe ditës se votimit.Çako tha se ka nisur hetimi disiplinor ndaj tre shefave te komisariateve per te cilët ministri i brendshëm Dritan Demiraj kishte kërkuar shkarkimin me argumentin se abuzuan me detyrën gjate fushatës.