Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Sociaiste për Integrim tashmë ka dalë në opozitë, por pavarësisht kësaj drejtuesit e kësaj force politike janë optimistë. Në një intervistë për Ora News, nënkryetari Luan Rama dha se LSI është një forcë në rritje.
Ai tha se do të jenë gjithmonë në fushatë, edhe pas zgjedhjeve për të ndërtuar punën dhe objektivat e kësaj partie.
Luan Rama: Jemi në fazën kur po bëhet numërimi i votave. Procesi i numërimit ka qenë korrekt dhe meqe ka akoma kuti derisa të mbyllet procesi i numërimit e quaj të udhës të mos shfokusohemi nga ky element. Sapo të dalë rezultati nga KQZ do të bëjmë një vlerësim. Në ato shqetësime që kemi pasur, që kemi evidentuar i kemi bërë publike, po i dokumentojmë për ti bërë të njohur trupave ligjore që ti shqyrtojnë. Kemi evidentuar gjatë fushatës së zgjedhjeve një mori problemesh që bëjnë të mundur që standardi i zgjedhjeve të jetë shumë larg nga ato që kërkon OSBE/ODIHR. Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk u përafrua me standardin e zgjedhjeve në Kosovë. LSI është forcë e parë sa i takon rritjes së mbështetjes qytetare, sa i përket kontributit për procesin, dhe natyrisht rezultati që kemi arritur pavarësisht sulmeve të pandershme, presioni që u vendos votuesi ne ia dolëm të dëshmojmë forcën tonë, rritjen tonë. Jemi ende në kohën kur po administrojmë çdo votë dhe në momentin kur të certifikojmë cdo votë në dokumentat zyrtare të KQZ do kemi një vlerësim tërësor për procesin dhe për gjithcka. LSI është forcë mbi të gjitha qytetare, e përgjegjshme dhe e angazhuar në misionin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe duke qënë se mbështetësit e LSI janë të rinjtë ne kemi një bazament të fuqishëm për të rindërtuar punën tonë me objektiva të qarta sepse ne e kemi fushatë çdo ditë, pas zgjedhjeve nga sot deri në zgjedhjet e ardhshme dhe mbi këtë bazë na bën ne të jemi optimist dhe të bindur që të jemi forca me rritje të madhe. Mos prisni që një forcë që e ka bazën vetëm tek raporti me qytetarët të mund të rritet me rritjen biliogjike dhe politike të kanabisit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-lsi-force-ne-rritje-jemi-optimiste/