PSD, surpriza e Shkodrës. Tom Doshi merr mandatin e deputetit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas fitoi mandatin e deputetit, Tom Doshi ka uruar fitoren e Partisë Socialiste. Doshi tha se ndarja e Edi Ramës me Ilir Metën ishte vendimi i duhur, ndërsa nuk nguroi te lëshonte akuza ndaj ish-kreut te LSI-se.Doshi u shpreh i bindur se Partia Socialdemokrate do te rritet zgjedhjet e ardhshme, për t?u bere një force me e madhe e konkurruese.?Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktorë kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1 mln lekë të vjetra apo një vote 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i futi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë?, - tha Doshi.Doshi arriti që ta bëjë PSD-në parti të tretë në Shkodër, duke kaluar edhe Lëvizjen Socialiste per Integrim.