Kjo është ndarja e mandateve deri më tani në kohë reale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana, Elbasani, Shkodra, Durrësi dhe Berati janë qarqet ku po zhvillohet procesi i numërimit të kutive të fundit për zgjedhjet parlamentare. Me 98% të votave të numëruara, Partia Socialiste vazhdon të ketë deri tani 74 mandate në legjislaturën e re dhe synon që këtë numër ta ruajë deri në fund, PD 43 mandate, LSI 19 , PDIU 3 dhe PSD 1.Megjithatë socialistet kanë një beteje te fortë për të ruajtur këtë rezultat në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit ku ka një garë të fortë me PDIU për dy mandate. Në Tiranë, kur mbeten përafërsisht edhe 4% e kutive për t'u numëruar, PS ka 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5.PDIU është aktualisht në kuotën 2.96 % dhe shpreson që deri në fund t'i marrë PS-se një mandat për të dërguar në kuvend, kryetarin e saj Shpëtim Idrizin.Situata pak a shumë e njejtë edhe në qarkun e Elbasanit, ku votat e disa lagjeve në qytet do të petrcaktojne nëse PS do ta ruajë mandatin e 7 që ka aktualisht, apo ky mandat do t'i kalojë PDIU e cila aktualisht ka 2. 3 mandatet e marra nga PD dhe 2 mandatet e LSI nuk lëvizin.Edhe në Durrës vijon numërimi i kutive të fundit, por ndryshe nga Tirana dhe Elbasani, pritshmeritë për të pasur ndryshme në ndarjen e mandateve në raport me rezultatet aktuale janë shumë të vogla.PS ka 8 mandate, PD 4 dhe LSI 1. Mbetet jashtë kreu i PAA Agron Duka i cili ishte i 5 në listën e PD-së. Vetëm dy kuti kanë mbetur pa u numëruar në Berat, ku gjithsesi asgjë nuk pirtet të ndryshoje deri në fund, e për pasojë Partia Socialiste ka siguruar 4 mandate, LSI 2 mandate dhe Partia Demokratike 1 mandat. Panorama e njejtë edhe në Shkodër ku pritet vetëm zyrtarizimi i përfundimit të procesit të numërimit që i dha Partise Demokratike 5 mandate, PS 4 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.Interesant fakti që Tom Doshi është i pari në listën e PSD-së, u rëndit i treti përpara Lëvizjes Socialiste për integrim me afro 1300 vota më shumë.7 qarqet e tjera e mbyllën procesin e numërimit të votave mbrëmjen e së henës deri në orët e para të mëngjesit të së martës.PS përmirësoi rezultatin e zgjedhjeve të 2013 në Fier dhe Vlore, qarqe që njihen si bastione të socialistëve. Kështu në Fier, PS mori 10 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 2 mandate. Ndërsa në Vlorë PS mori 8 mandate, PD vetëm 3 mandate dhe LSI 1 mandat.Dy emra të njohur në listën e demokrateve në Vlorë, Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri mbetën jashtë parlamentit.Në Gjirokastër gjithashtu PS arriti një rezultat pozitiv pasi mori 3 mandate, ndërsa LSI dhe PD ndanë nga një mandat. Në Korçë PS doli fituese duke marrë 6 deputetë, PD 4 dhe LSI 1 mandat.Në Lezhe patëm një barazim në ndarjen e mandateve pasi PD dhe PS morën nga 3 deputetet, edhe pse socialistet morën 2 mijë vota më shumë, ndërsa LSI prodhoi mandatin e fundit.Barazim mes PD dhe PS pati edhe në Dibër ku këto dy forca morën seicila nga dy mandate, LSI mori një mandat e po ashtu një mandat prodhoi edhe PDIU.Kukësi, sikurse Shkodra ishte nga...

Free Traffic Exchange