Vasili: Në opozitë do godasim blerjen e votës dhe paratë e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petrit Vasili ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, të cilën LSI e ka paralajmëruar para disa orësh.Fillimisht fjalën e tij Vasili e ka nisur me një falenderim për të gjithë votuesit e LSI-së, duke e quajtur misionin e kësaj force politike historike. Ai i ka quajtur një goditje të rëndë 230 mijë votat, ndërsa e ka quajtur LSI-në një opozitë të vërtetë.Ndër të tjera Vasili i ka quajtur këto zgjedhje më të shëmtuara që janë zhvilluara ndonjëherë dhe për këtë ka theksuar se ka prova të dokumentuara.Ajo ç?ka theksoi disa herë gjatë fjalës së tij ishte fakti se LSI sipas tij pas këtyre zgjedhjeve është një ?opozitë e vërtetë?.?Për herë të parë pas 4 vitesh mijëra njerëz shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë, i cili do të denoncojë qartë të gjithë strategjinë e terrorit, e cila është dokumentuar gjerësisht me mijëra dokumente, fotografi e të të tjera materiale, të cilat do të bëhen të ditura. Së dyti, zëri i kësaj opozite të re do të jetë një zë që do të zhveshë përpara të gjithë popullit shqiptar strategjinë e drogës, parave të pista që rrjedhin prej saj, të një vendi i cili kërkon të çlirohet nga vjedhja e 100 milionë konçensioneve. Të tëra këto misione që ishin pa zë, tani do të kenë një opozitë të vërtetë jo të kapur, jo të blerë, që ka vetëm një mision, të jetë zëri i qytetarëve në këtë moment historik. Këto janë zgjedhjet më të shëmtuara që janë evidentuar nga mijëra shqiptarë?, është shprehur Vasili duke theksuar zërin e fortë të LSI-së në Parlament.