Report TV - QV i mbulojnë plehrat, komisionerë e vëzhgues të papërgjegjshëm

2017-07-10 0

Shqiptarët akoma janë larg standarteve për të jetuar si qytetarë të Evropës. Në mënyrë të papërgjegjshme apo jo, ata janë të prirur të ndotin çdo vend ku vetë jetojnë apo punojnë.

Ndonëse sytë e të gjithë gjatë këtyre orëve kanë qenë tek numërimi i votave, një tjetër sfond na ofrohet në qendrat e numërimit, të cilat janë shndërruar në vendgrumbullime plehrash. Krahas temperaturave te larta, ambientet e KZAZ pushtohen edhe nga pisllëku dhe mbeturinat.

Në një vëzhgim të kryer, siç dhe shohim nga pamjet, ambientet e qendrave të numërimit janë tejmbushur me mbetura, duke dëshmuar edhe një herë kulturën tonë e cila nuk respekton aspak vendin ku jeton dhe punon.

Në të gjitha qendrat e votimit komisionerët dhe vëshguesit hedhin mbeturinat kudo duke mos u shqetësuar aspak për këtë veprim.

Asnjë pikë ku mbeturinat mund të grumbullohen një panorama kjo e shëmtuar e cila të lë një shije të hidhur.

Free Traffic Exchange