Report TV - Bllokohet sërish numërimi te KZAZ 35, Tiranë

2017-07-10 3

Është ndërprerë sërish numërimi te KZAZ Nr.35 pranë shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë.

Shkak është bërë një përplasje e numëruesve të LSI-së me punonjësit e policisë. Blutë kanë pretenduar se disa prej numëruesve të LSI-së nuk kanë pasur me vete dokumentacionin e duhur për t'u futur në grupet e numërimit.

Në shenjë proteste, numëruesit e LSI kanë lënë tavolinat e numërimit dhe kanë dalë jashtë KZAZ-së. Në këtë KZAZ janë dhe 28 kuti për t'u numëruar.