Ora News – Basha hesht për rezultatin, Ristani mbetet jashtë parlamentit

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit e ka vënë në heshtje selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së Luzim Basha ka ndjekur nga zyra e tij numërimin e fletëve të votimit, teksa ka kërkuar nga komisionerët që të mos bien pre e presioneve por të numërojnë cdo votë. Përsa i përket qëndrimit mbi rezultatin Basha ka vendosur të flasë vetëm pas mbylljes së të gjithë procesit.
Basha: Pas përfundimit të numërimit do të kem komentet e mia.
Nga të paktët që kanë reaguar ka qenë sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili i renditur i katërti në Vlorë nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për të gjithë simpatizantet dhe anëtarët e PD, të cilët sipas tij për katër vite qëndruan në opozitë të vështirë, teksa vë theksin dhe te qëndresa për tre muaj në cadrën e protestës.
Ristani: Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-hesht-per-rezultatin-ristani-mbetet-jashte-parlamentit/