Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste duhet që ta menaxhojë me përulësi fitoren, pasi rreziku më i madh është nëse i hipën vetja në qejf.
Ai shprehet se rezultati ishte një përgjigje për opozitën nga qytetarët, se duan punë dhe jo llafe e shkatërrime.
?Ne besojmë te puna dhe jo te fjalët. Në shumë incidente në Tiranë kam insistuar që modeli i dhunimit dhe shkatërrimit është një model, që populli nuk e do.
Kam insistuar që puna e mund dhunën. Tirana ka folur qartë, nuk do dhunë, por punë. Më vjen mirë që Tiranë si bashki, por edhe brenda qarkut.
Mesazhi ishte i qartë; vazhdoni që të punoni, ishte një mesazh për të gjithë gjithologët, disa nëpër TV.