Kur kanë mbetur dhe pak kuti votimi për tu numëruar në Qarkun e Kukësit, përkrahësit e PS me në krye Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka marrë votat në këtë qark për të qënë deputete në qeverinë e ardhshme, kanë nisur festimet për fitoren e PS në gjithë Shqipërinë dhe për rritjen prej afro 19 % të votave nga viti 2013.
Ndërkohë që PD ka marrë votat e mjaftueshme për dy deputetë në Qarkun Kukës, të cilët do jenë në Parlamentin e ardhshëm.
Pavarësisht rezultatit në Kukës, përkrahësit e PS së bashku me Kodhelin dhe Beqajn kanë arsyet për të festuar, pasi PS është rrugës për tw finalizuar numrin e deputetëve të mjaftueshëm për të formuar qeverinë.
Deri më tani kur kanë ngelur edhe 4 kuti për tu numëruar Partia Socialiste ka marë 17411 vota.