Report TV - KQZ thirrje: Numërimi të mbyllet brenda afateve

2017-07-10 0

Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje komisionerëve që të përmbyllin brenda afatit të përcaktuar procesin e numërimit të votave (sonte në orën 22:00).

?Procesi të mbyllet brenda afatit të përcaktuar në mënyrë transparente dhe ligjore. U bëj thirrje partive që të inkurajojnë komisionerët për të vijuar normalisht numërimin e të gjitha votave.

Procesi i numërimit ka vijuar normalisht por për shkak të lodhjes së shfaqur apo ndonjë incidenti, KQZ ka treguar gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për të garantuar numërimin e votave.

Administrimi i zgjedhjeve ka shënuar një standard të ri pozitiv, siç u pa edhe në raportorin paraprak të OSBE/ODIHR?tha ai.