Report TV - Tiranë, largohet PD, bllokohet numërimi te KZAZ 35, flasin Kosova dhe Majko

2017-07-10 1

Largohen numëruesit e PD te KZAZ 35 te ?Vasil Shanto?, njësia numer 5, bllokohet numërimi. Numëruesit e PD kanë lënë hapur kutinë e votave dhe pa e përfunduar janë larguar nga KZAZ pa asnjë arsye.

Njëra nga anëtaret e komisionit te KZAZ 35, pjesë e PS, u shpreh për Report Tv se në përfundim të kutisë 18/38 numëruesit e PD.
janë larguar, ndërsa Halim Kosova nuk ka pranuar që të prononcohet.
Halim Kosova: Numërimi do të rifillojë shpejt
Kandidati për deputet i PD në një prononcim për Report Tv është shprehur se ?Numërimi do të rifillojë shumë shpejt, PD mbështet numërimin deri në votën e fundit? tha ai.Bllokimi, Majko: Dua të besoj se shkak është lodhja
Ndërsa deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se dua të besoj se shkak i bllokimit të numërimit është lodhja fizike, duke i dërguar një mesazh kundërshtarit.

?Nuk besoj që do të ketë bllokim, njerëzit janë të lodhur, besoj që duhen mirëkuptuar.

Free Traffic Exchange