Zguri: Në 19 KZAZ është ndërprerë numërimi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, njoftoi se 19 KZAZ në vend e kanë përfunduar numërimin, ndërsa në 19 të tjera procesi është ndërprerë.?Nuk janë të 19, KZAZ-të në shkelje të ligjit, sepse Kodi lejon të bëhen ndërprerje, por të patolerueshme janë ndërprerjet për disa orë dhe kjo nuk duhet të tejkalojë kërkesat e ligjit?, ka thënë Zguri.Mbrëmë në Durrës u infomuar se KZAZ përkatëse kishte marrë vendim ta shtynte numërimin për sot në orën 5. Por që në mesnatë kemi bërë thirrje që komisionerët të fillojnë procesin e numërimit të votës.Ata i kanë thirrur mendjes dhe kanë marrë vendimet përkatëse për të filluar numërimin disa orë më parë dhe kanë filluar punën nga ora 2-3 e mëngjesit. Pra thirrja e KQZ bëri efekt dhe e vuri në shina ligjore këtë procedurë.Komisionerët janë të lodhur, por kjo nuk mund të justifikojë vendimarrjen e tyre në kundërshtim me ligjin.

Free Traffic Exchange