Zgjedhjet, numërimi nisi nga Pusteci - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse procesi zgjedhor u mbyll ne orën 20:00, numërimi ne shumicën e KZAZ-ve ne qarqe pritet te nise vetëm ne orët e para te mëngjesit. Pusteci ne qarkun Korçe ishte i pari që filloi procesin e numërimit të votave. Hapja e kutive dhe numërimi i votave ka nisur edhe ne qarkun Kukësit, me konkretisht ne KZAZ nr 10 ne Has e po ashtu edhe ne Tepelene dhe Memaliaj. Përjashtimin e vetëm e ben qarku i Durrësit, teksa pas nje marrëveshje politike mes PS dhe PD është vendosur qe procesi i numërimit te nise vetëm ne orën 05:00 te mëngjesit te se hënës. Lajmi u konfirmua nga vete kreu i bashkisë se Durrësit, njëkohësisht koordinatori politik i PS per këtë rreth Vnagjush Dako gjate nje prononcimi per Vizion Plus.Ne qarqet e tjera raportohet se ka përfunduar procesi i dorëzimit të kutive në të pesë KZAZ-të e qarkut dhe pritet që të fillojë numërimi nga çasti në çast.

Free Traffic Exchange