Ora News – Mediat ndërkombëtare jehonë exit poll-it të Ora News dhe IPR Marketing

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Amerika e Veriut deri në lindjen e mesme, disa nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze në Botë i janë referuar exit pollit në Ora News dhe IPR Marketing i cili e nxjerr Partinë Socialiste të Edi Ramës fitues të zgjedhjeve me mbi 71 mandate
Agjensia prestigjioze Reuters, shkruan se Partia Socialiste pritet të fitojë zgjedhjet sipas exit pollit, ndërsa shkrimin e shoqëron një foto të kryeministrit Edi Rama me dy gishta, simbol.
Euronews apo televizioni i Europës siç njihet ndryshe, informon shikuesit e tij se socialistët e Edi Ramës kryesojnë në zgjedhjet e 25 qershorit sipas exit pollit të RTV ORA NEWS dhe IPR MARKENTING.
Më më shumë se 71 vende të projektuara, Euronews thotë se një maxhorancë e tillë do të mund të conte përpara reformat e premtuara me sytë drejt Integrimit
Exit polli i Ora News dhe IPR MARKETING është referencë edhe për gjigandin gjerman Deutche Velle
Duke iu referuar analizës së Antonio Nottos në maratonën zgjedhore të Ora News nën modelimin e gazetares Ilva Tare, DW shkruan se PS pritet të fitojë me 45 deri në 49 % të votës kombëtare.
Këto zgjedhje në fakt kanë pasur një vëmëndje të vecantë në median gjermane. Gazetat më të njohura si Sudojce Zaitung dhe rrjeti televiziv ARD i kanë kushtuar vëmendje të vecantë
Al Jazeera një tjetër rrjet gjigand i informacionit në botë citon të dhënat e Exit Pollit të Ora News dhe IPR Markenting ndërsa thekson se PS e Ramës synon e vetme shumicën në parlamentin e ri me 140 vende.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediat-nderkombetare-jehone-exit-poll-it-te-ora-news-dhe-ipr-marketing/