Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për legjislaturën e 9 të parlamentit shqiptar ka qenë në nivelin e 45 për qind të votuesve. Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka sqaruar se jo të gjitha qendrat e votimit kanë dhënë të dhënat e plota.
Drilona Hoxhaj: Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 45.7% . Pjesëmarrja e femrave rezulton nga këto të dhëna të jetë 46.96%.
Por në votimet e vitit 2013 kanë marrë pjesë 52.43 %, pra rreth 8 % më shumë nga votimet e zhvilluara në 25 qershor. Por po ashtu dhe Komisionet e Votimit kanë qenë më të sakta në raportim duke përditësuar të dhënat thuajse të gjitha qendrat e votimit. teksa pritet që vetëm në përfundim të procesit të numërimit të votave të kmi të dhënat e plota mbi pjesëmarrjen në zgjedhje.
në listën e votuesve ishin 3.450.000 (tre milionë e katërqind e pesëdhjetëmijë) shqiptarë të cilët hodhën votën në 5362 qendra të votimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-pak-se-gjysma-e-votuesve-shqiptare-moren-pjese-ne-zgjedhje/