Report TV - VIorë, eksponenti i LSI godet me grusht komisionerin e PS

2017-07-10 0

Sherr dhe përplasje me grushte në Vlorë, simpatizanti i LSI goditi komisionerin e PS.

Pas përfundimit të votimit në momentin e dorëzimit të kutive të qendrës së votimit, njërës prej anëtareve të komisionit nga PS-ja i ra të fikët.

Makina me kutitë e votimit dhe anëtaren e komisionit që i ra të fikët u nis për në spital, por LSI ka kërkuar që makina të kthehej pas, pasi në makinë nuk ndodhej komisioneri i LSI.

Pas kërkesës së LSI për kthimin e makinës, anëtarja që i ra të fikët nuk u zbrit nga automjeti për t?i dhënë ndihmën e parë në spital.

Makina ka devijuar rrugën nga spitali për në KZAZ për të dorëzuar kutitë, por Moisi Meminaj dhe kandidati për deputet Flamur Çela nga LSI kanë kërkuar një ekspertizë të kutive para se të merren në dorëzim në KZAZ, pasi pretendojnë se në momentin që automjeti ndryshoi itinerarin mund të ketë pasur ndërhyrje në kuti.

Sipas Moisi Meminajt, në momentin që makina u drejtua për në spital bashkë me kutitë nuk ka pasur përfaqësues të LSI, gjë e cila sipas tyre është shfrytëzuar për ndërhyrje në kutitë e votimit.

Përfaqësuesit e LSI kërkojnë nga policia ekspertizë, por komisionerët e PS kanë kërkuar që kutitë të dorëzohen dhe më pas të shikohet nëse janë në rregull apo jo dhe për to vendos KQZ, jo policia, por Meminaj i revoltuar ka qëlluar me grusht komisionerin e PS.

Free Traffic Exchange