Ora News – Incidentet e shënuara gjatë procesit të votimit

2017-07-10 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i votimit gjatë ditës së sotme është karakterizuar nga disa incidente në qytete të ndryshme të vendit. Në fshatin Ahmetaq, Vorë Behar Fjora ka përplasur me makinë Sherif Kajmakun pas një konflikti për motive politike mes tyre. I lënduari është dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në fshatin Shalëz të Cërrikut është ndërprerë votimi për disa minuta pasi votuesi Ylli Perisnaka ka kërcënuar kryetaren e KZAZ nr.46, shtetasen me iniciale M.M. Një tjetër denoncim është bërë në Delvinë nga kandidati për deputet i LSI, i cili ka deklaruar se ka denoncuar një votuese të cilën e ka vërejtur duke hedhur në tokë dy fletë të ngjashme me ato të votimit me pretendimin se kanë qenë të falsifikuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/incidentet-e-shenuara-gjate-procesit-te-votimit/

Free Traffic Exchange