Peleshi: Askush të mos guxojë të cënojë zgjedhjet, i marrë ai që e bën

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Korçës, Niko Peleshi, ka apeluar të gjitha forcat politike që të mos guxojnë të cënojnë proçesin zgjedhor.
Peleshi tha se institucionet do të veprojnë për çdo të marrë apo të çmendur që do të vërë dorë mbi proçesin.
Peleshi: Me sa duket edhe kjo finale do të mbyllet mirë. Askush nuk duhet të guxojë dhe është i marrë ai që guxon të cënojë këtë proçes. Sot më shumë se kurrë ligji vepron edhe mbi bazë të një marrëveshje politike, kështu që jam i sigurt që institucionet do të veprojnë për çdo të marrë apo të çmendur që do të vërë dorë mbi proçesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-askush-te-mos-guxoje-te-cenoje-zgjedhjet-i-marre-ai-qe-e-ben/