Shkodër - Llalla konfirmon: Autorët e plagosjes në Shëngjin ata që denoncoi Meta

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeprokurori Adriatik Llalla e cilësoi incidentin e Shëngjinit një ngjarje të rëndë.
Duke folur nga Shkodra, Llalla konfirmoi se autorët e plagosjes me armë të aktivistit të LSI-së janë të njëjtët që denoncoi Presidenti i zgjedhur Meta nga Lezha.
Llalla: Ngjarja e Lezhës është ngjarje e rëndë për të cilën instituciojnet e zbatimit të ligjit, prokuroria po punon për zbulimin e autorëve. Aktualisht mbi bazën e të dhënave të deritanishme janë grumbulluar prova të mjaftueshme lidhur me autorët e kësaj ngjarje.
Janë të njëjtët personat që ka përmendur Presidenti?
Llalla: Po.
Deklaratat Llalla i bëri pas një takimi me prokurorin e Shkodrës. Ai shtoi se Prokuroria është e angazhuar në të gjithë vendin, ndërsa ftoi qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-konfirmon-autoret-e-plagosjes-ne-shengjin-ata-qe-denoncoi-meta/

Free Traffic Exchange