Mediat e huaja: Procesi me rendësi për reformat e integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat vlerësojnë se ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Agjencia e lajmeve Reuters i cilëson zgjedhjet test për demokracinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.Si socialistët, edhe demokratët synojnë të sigurojnë shumicën në parlament për të cuar përpara reformën e rëndësishme në drejtësi, thelbësore për integrimin. Agjencia Associated Press shkruan se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyçe për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Partitë kryesore kanë premtuar gjatë fushatës një axhendë reformash, rritje të shpejtë ekonomike dhe ulje të papunësisë.Ndërsa Euronews thekson se procesi zgjedhor do të tregojë nëse vendi ballkanik është gati t?i bashkohet unionit. Socialistët shpresojnë të mbajnë pushtetin për të vijuar reformën në drejtësi dhe kanë premtuar përmirësimin e të drejtave të pronës, ndërsa demokratët uljen e taksave për të nxitur ekonominë. Edhe mediat italiane theksojnë se objektivi i fituesit të zgjedhjeve është afrimi me Bashkimin Europian.