Kandidati i LSI në qarkun e Lezhës fajëson Partinë Socialiste për dhunimin e militantit të tyre, Florian Dushku, sot jashtë Qendrës së Votimit në Shëngjin.
?Kriminelët e rilindjes kanë dhunuar mbështetësin tonë. Kanë qenë 10 persona të armatosur të cilët kanë vepruar. Policia i di dhe nuk vepron. Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin me kriminel dhe ky regjim do marrë fund.