http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ka votuar në Kopshtin 31, njësinë numër 5. Ai ka thënë për mediat menjëherë sapo doli nga qendra e votimit se shqiptarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, ndërsa ka kërkuar që nëpërmjet votës të ndëshkohen ata që kanë dërguar sekserë. ?Sot duhet të jetë festa e demokracisë. Ndëshkoni ata që duan të blejnë të ardhmen tuaj, votoni kundër atyre që duan të blejnë votën tuaj. Shqiptarët të ndëshkojnë ata që dërgojnë sekserë, votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj?, kanë qenë këto fjalët e Metës.