http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkon ne 10 numri i lojtareve te kombëtares shqiptare, te cilët kërkohen me ngulm nga shume skuadra, duke e bere mjaft intriguese dhe te nxehte merkaton e kësaj vere. Duke filluar qe nga mbrojtja, ku tre lojtare duken me valixhe ne duar. Berat Gjimshiti, i cili u huazua nga Atalanta te Avelino, pasi zhvilloi nje sezon mjaft te mire. Tashme duket se do te ndërroje destinacion ndërsa te interesuar janë plot katër skuadra: Krotone, Benevento, Karpi dhe Kievo. Nje tjetër qendërmbrojtës qe do te vazhdoje te ardhmen ne nje skuadër tjetër është Arlind Ajeti, per te cilin te interesuar janë Krotone dhe gjermanet e Fraiburg. Kapiteni i Peskares Ledian Memushaj, duket se nuk do te ndjeke këtë skuadër ne Serine B, ndërsa per vlonjatin jane hedhur ne sulm Bolonja dhe Benvento, ndërsa dëshire per ta patur ne skuadër është dhe Sion i Paolo Tramezanit. Zviceranet ndjekin edhe bomberin Armando Sadiku, por duket se e ardhshmja e tij është ne Izreal me Makabi Haifa me i avantazhuar se Hapoel Beer Sheva. Dy lojtare tashme te lire po kërkojnë te sistemohen; per Andi Lilen mediat greke deklarojnë se ka nje interesim nga Panathinaikos, por mund te përfundoje edhe ne Azerbaixhan. Po kështu Ermir Lenjani aventura e te cilit ne France nuk shkoi ne mënyrën me te mire te mundshme. Lushnjarin Rey Manaj, Inter nuk dëshiron ta mbaje as këtë vit, ndërsa Karpi dhe Ingolshtad jane te gatshëm ta huazojnë. Per Sokol Cikalleshin kartoni i te cilit është te Bashakshehir, janë drejtuesit e Akhisar Skuader ne te cilin luajti muajt e fundit te sezonit qe dëshirojnë ta mbajnë përfundimisht, por ne skene ka dale ndërkohe dhe Trabzonspor. I fundit, por me i rëndësishmi është Elseid Hysaj, i cili edhe pse i ka premtuar dashuri Napolit, emri tij gjithmonë përmendet tek skuadrat e mëdha, sidomos nga ato angleze.