Turqia ndalon “Darvinin”, hiqet nga programi mësimor - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teoria e Evolucionit nuk do të mësohet më nga nxënësit e shkollave në Turqi. Drejtuesi i Kurrikulave në Ministrinë turke të Arsimit sqaroi se Teoria e Charles Darvinit është e diskutueshme dhe e ndërlikuar dhe për këtë arsye do të hiqet nga programet mësimore të shkollave të mesme deri në vitin 2019. Zyrtari theksoi se disa tema me background shkencor të përfshira në lëndën e biologjisë nuk mund të kuptohen nga nxënësit. Adoleshentët duhet të presin derisa të hyjnë në universitet për të diskutuar për Origjinën e Jetës dhe Evolucionit. Në kurrikulimin e ri do të shtohen vlerat lokale dhe kombëtare. Vendimi për heqjen e Teorisë së Darvinit erdhi pas një debati që zgjati prej muajsh. Kjo konsiderohet një tjetër shenjë treguese e drejtimit konservator që po merr vendi nën drejtimin e presidentit Erdogan, ndërsa partia kryesore e opozitës, Partia Republikane e Popullit CHP premtoi se do të luftojë këtë plan të qeverisë. Kritikët e vendimit thonë se ndryshimi reflekton përpjekjet e qeverisë për të reduktuar ndikimin e shekullarizimit. Më herët Teoria e Darvinit ishte hequr nga shkollat në Arabinë Saudite.

Free Traffic Exchange