Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka paralajmëruar masa të ashpra ligjore ndaj subjekteve politike që thyejnë heshtjen zgjedhore dhe cenojnë procesin e votimit.
Zguri tha se ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, ndërsa theksoi se do ndëshkohet çdo sjellje që dëmton procesin e votimit.