Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Korçës ka goditur një grup të strukturuar kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sid he falsifikimit të dokumentave.
Në pranga u vunë pesë persona dhe u sekuestruan 25 Kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, aparate lojrash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumentave.
"Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Sektori Kundër Narkotikiëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit ?Euro Kart? në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave? neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i dokumenteve? neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i dokumenteve shkollore? neni 187 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve ? neni 190/2 e 25 i Kodit Penal dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? neni 283/2 i Kodit Penal. Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-kriminal-i-droges-dhe-falsifikimit-te-dokumentave-5-ne-pranga/