Tritol makines së oficerit të Krimeve të Krujës, polici: Dyshoj tek aksionet kundër kanabisit

2017-07-10 2

Automjeti e një oficeri të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë së Krujës shpërtheu rreth orës 3:00 të mëngjesit të së mërkures në rrugën ?Kastriotët? në Fushë - Mëzes të Tiranës. Shpërthimi dëmtoi pjesën e përparme të makines në pronësi të Trim Muratit dhe dyshohet se mund të jetë qenë rreth 100 - 150 gramë eksploziv.

Eksplozivi, sipas burimeve të policisë, dyshohet se mund të jetë hedhur nga jashtë rrethimit të banesës së oficerit të policisë. Ky i fundit prej së paku pesë vitesh punon në Komisariatin e Krujës, në seksionin e Krimeve të Rënda. Bashkëshortja e Muratit thotë se nuk di nga se mund të ketë ardhur, pasi nuk kanë probleme.

Vetë efektivi i policisë ka pohuar se nuk ka probleme dhe se dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me punën e tij në Komisariatin e Krujës dhe aksionet kundër kanabisit. Policia po heton ngjarjen në pistën që lidhet me profesionin, si dhe me konflikte të mundshme personale të Muratit.

Tv Klan