http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk rrezikon te përfshihet nga epidemia e tuberkulozit, e shfaqur ditët e fundit ne Durrës me 7 raste te reja. Donika Mema, menaxherja e programit kombëtar kundër tuberkulozit thotë se rastet ne fjale jane te izoluara dhe nen mbikëqyrje nga mjeket.Mjekja shpjegon se me pare zonat e prekura me shume ishin ato veriore, por qe lëvizja demografike e popullsie, sot rrezikon Shqipërinë e mesme.Tuberkulozi u shfaq ne Durrës ditët e fundit me 4 raste, ku me pas rezultoi se me kete sëmundje u diagnostikuan edhe 3 punonjëse te lavanterise te spitalit te këtij qyteti. Nga hetimet e kryera deri tani, nuk verifikohet se 3 punonjëset janë infektuar nga pacientet, pasi nuk kishin lidhje direkte me ta. 2 nga 5 te prekurit, janë sjelle ne spitalin Shefqet Ndroqi ne Tirane, per mjekim me te specializuar.