Ora News - Kalaja e Kaninës pa vizitorë për shkak të rrugës, restaurimi i kushtueshëm

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalaja e Kaninës mbetet një prej destinacioneve më tërheqëse turistike në qytetin e Vlorës, por pavarësisht bukurisë dhe rëndësisë, ajo mbetet ende pak e vizituar. Arsyet janë të shumta e ato lidhen kryesisht me infrastrukturën rrugore, edhe pse kalaja ndodhet vetëm 5-6 km larg qytetit të Vlorës.
Më një pamje mahnitëse dhe vlera të shumta historike, kalaja ofron natyrën malore, klimën e mrekullueshme, thyerjet e forta te relievit por mbi te gjitha shtrirjen panoramike mbi gjirin e Vlorës.
Kreu i monumenteve të Kulturës Agim Haxhiraj, sqaron se tashme ka një projekt konkret për restaurimin e plotë por ai është shumë i kushtueshëm. Megjithatë, kalaja aktualisht është e vizitueshme.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/kultura/kalaja-e-kanines-pa-vizitore-per-shkak-te-rruges-restaurimi-i-kushtueshem/