Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për ndërtimin e 3 akseve në Pezë, për t?i shërbyer banorëve të zonës për lehtësimin e lëvizjes së tyre, si dhe të ndihmojw fermerët në transportimin drejt tregjeve të kryeqytetit të prodhimeve bujqësore. Nisja e investimit u inspektua nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Kryetari i Këshillit të qarkut të Tiranës Aldrin Dalipi.
Veliaj: Besoj që Peza është një nga ato ish komuna që ia pa hajrin bashkimit me Tiranën, sepse fuqia investuese e Tiranës bashki dhe e Tiranës qark, është shumë herë më e madhe se sa një komunë e vogël, me pak banorë, me pak të ardhura, çka përkthehej në më pak taksa e investime. Dua të falenderoj shumë deputeten e mrekullueshme Erjeta Alhysa, e cila është një avokate fantastike e kësaj zone. Nëse të bashkuar po bëjmë këto investime, imagjino ç?mund të bëjmë të bashkuar me Arjetën, Irmën, Edi Ramën, me PS, ku fuqia është edhe më e madhe, investimet janë edhe më të mëdha
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruge-te-reja-ne-peze-veliaj-me-edi-ramen-me-shume-investime-per-tiranen/