Ora News - Zgjedhjet 2017 - Sondazhet e IPR Marketing e Ora News në artikullin e Financial Times

2017-07-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.
E përditshmja ndërkombëtare shkruan se kjo votë parlamentare zhvillohet në një atmosferë të shqetësimit ndërkombëtar mbi destabilitetin në rritje në Ballkan, që do të formësojë edhe marrëdhëniet e ardhshme të Tiranës me Bashkimin Europian.
Kryeministri në largim Edi Rama shpreson të rikthehet në zyrë si kryetar i Partisë Socialiste dhe premton më shumë progres në shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar dhe në përmirësimin e të drejtës së pronës.
Financial Times citon sondazhet e zhvilluara nga IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin OraNews, ku socialistët parashikohet të marrin 48% të votave, kundrejt 33% të projektuara për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sondazhet-e-ipr-marketing-e-ora-news-ne-artikullin-e-financial-times/

Free Traffic Exchange