Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Durrës, Lefter Koka, duke reaguar për shpërthimin me lëndë plasëse në zyrën elektorale të partisë së tij, tha se këto nuk janë veprimet e durrsakëve, por të zagarëve të Rilindjes.
Koka: Pas takimit përmbyllës që bëmë dje në qytetin e Durrësit, në orën 2 pas mesnate, në një nga zyrat e LSI-së ka ndodhur një shpërthim me eksploziv. Kjo vjen pas thirrjeve të eksponentëve më të lartë të Rilindjes në drejtim të policisë që pas orarit të punës të fillojnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit.
Unë do t?i bëja thirrje socialistëve të ndershëm. Kemi kaluar së bashku probleme të kësaj natyre në ?96-?97 dhe jam i bindur se nuk janë ata që duan këtë situatë. Atë që ne kemi pagëzuar me emrin Rilindja, është një grup shumë i vogël, të cilëve u bëj thirrje sot se nuk do të kenë forcë të luajnë. Të rinjtë dhe të rejat, simpatizantë të LSI do të mund të frenojnë në çdo mënyrë këta zagarë, të cilët kërkojnë të deformojnë zgjedhjet në Durrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-ne-zyrat-e-lsi-koka-jane-zagaret-e-rilindjes/