Ora News – Rama: Jemi partia e reformave, drejtësisë deri në fund

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mitingun e fundit për Tiranën përpara se Shqipëria t?i drejtohet kutive të votimit, kryeminsitri Edi Rama u zotua se administratën publike do ta bëjë ashtu si policinë e shtetit, për të cilën përgëzoi ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për transformimin e saj.
Rama: Policia e shtetit, institucioni më qesharak, më i pabesueshëm bashkë me gjykatat dhe prokuroritë 44 muaj më parë. Sot është institucioni më i besueshëm i shqiptarëve falë Saimir Tahirit, dhe falë më pas Fatmir Xhafës. Si e bëmë ne policinë e shtetit? Ashtu sic duam të bëjmë edhe administratën shtetërore në vitet që vijnë duke i prerë rrugën influencave të të gjitha partive të pushtetit dhe duke ia kthyer policinë e shtetit, ligjit.
Rama preku dhe ekonominë, duke thënë se në këto 4 vite janë regjistruar rreth 47 mijë biznese më shumë si dhe janë hapur 641 kantiere në kaudër të rilindjes urbane.
Rama: Pse janë sot këta kaq të acaruar, me gjithë reformat që kanë bërë themelet e shtetit? Atëherë kemi të drejtë të mendojmë se na i kanë dhënë vetëm për të mos u larguar nga tepsia e pushtetit. Ne jemi në këtë betejë që porta e drejtësisë të cilën e hapi vetëm PS të mos mbyllet, që vettingu të zbatohet deri në fund nga socialistët dhe demokratët. Jo një votë për bindjet, por një votë kuq e zi për dinjitetin e cdo njeriu që shkon në një zyrë shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-jemi-partia-e-reformave-drejtesise-deri-ne-fund/