Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimet përmbyllëse në Korçë dhe Elbasan, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është drejtuar votuesve të pavendosur, që më 25 qershor të zgjedhin PD si alternativa e vetme për një ekonomi më të fortë. ai akuzoi Ramën për shkatërrimin e ekonomisë duke theksuar se ai do të jetë kryeministër i punës dhe jo i fasadave. Në takimin në Elbasan, Basha lexoi edhe një mesazh të Partive Popollore Europiane ku shprehnin mbështetje ndaj gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha ka mbyllur fushatën elektorale në Korcë dhe në Elbasan. Duke folur për një mbështetje të madhe të programit të PD-së, ai u bëri thirrje votuesve të pavendosur që më 25 qershor të zgjedhin numrin 6 si alternativën e vetme që garanton zhvillimin e vendit.
Basha: Ju që akoma se keni ndarë mendjen dhe që mund të jeni hutuar nga propaganda e shfrenuar e mashtruesit që solli vendin në këtë pikë. Votoni vetëm për një cështje me 25 qershor për ekonominë.
Nga Elbasani, Basha tha se 25 qershori do u japë fund bandave të krimit e drogës.
Basha: Me trimërinë dhe kurajon e burrave dhe grave që 4 vite me rradhë duruan qytetin tonë, qytetin tuaj, qytetin tim bandat dhe bandidët, por ora e tyre po mbaron. Ora e bandave mbaron me 25 qershor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-thirrje-te-pavendosurve-votoni-te-dielen-u-japim-fund-bandave/