Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha shprehet i shqetësuar për situatën që po kalon shqipëria. duke theksuar se është atdhetar, ai ngre shqetësimin për emigrimin masiv.
Basha: Unë jam shqiptar dhe si ju, unë e dua këtë vend të lashtë që na e kanë lënë të parët tanë. Ne të gjithë e dimë se c?do të thotë të jesh shqiptar. Kam dëgjuar studentë që mendojnë se duhet të ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Kam dëgjuar prindërit dhe gjyshërit që nuk munden të blejnë bukë dhe ilace se pensionet janë shumë të ulëta. Kam dëgjuar kur thonë se sa e vështirë është të gjesh një vend pune. Unë ju njoh, e ndjej zhgënjimin tuaj.
Nga ana tjetër ai ngre nevojën e ndryshimit në arsim.
Basha: Ashtu si ju jam i revoltuar për këto vite që shkuan dëm. Të gjithë e shohim se vendi ynë vuan nga plaga e korrupsionit që nuk mbyllet kurrë, nga prioritetet ekonomike, nga demokracia në kaos, nga krimi dhe droga, nga një qeveri që punon vetëm për vete me prioritetet e gabuara dhe në fund janë njerëzit ata që e vuajnë.
Por basha shprehet besimplotë se ka ende shpresë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spoti-i-ri-i-bashes-te-ndryshojme-shqiperine-duke-forcuar-ekonomine/