Ora News – Vukaj kërkon procedim të menjëhershëm për 44 zyrtarë të Tatimeve e Doganave

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Financave Helga Vukaj, ka kërkuar marrjen e masave dhe procedim të menjëhershëm disiplinor për 44 punonjës të administratës për shkak të thyerjes së urdhërimit për mos angazhimin në zgjedhje. Sipas Ministrisë së Financave, ata kanë cenuar standardin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës dhe keqpërdorimit politik.
?Dokumentacioni u është përcjellë sot institucioneve përkatëse, më konkretisht: Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sha?, thuhet në njoftim.
Kërkesa e Ministrisë së Financave për procedimin displinor të këtyre punonjësve, erdhi pas inspektimeve intensive të grupeve të punës të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qenë prezent në punë, mungesë e cila, gjatë monitorimit, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor apo dokumentacion justifikues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vukaj-kerkon-procedim-te-menjehershem-per-44-zyrtare-te-tatimeve-e-doganave/