Tahiri sulmon ashpër Metën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kundërpërgjigjet sulmeve te Ilir Metes. Përmes nje postimi ne Facebook, Tahiri e akuzon presidentin e zgjedhur se ka paguar para, edhe ne mediat jashtë Shqipërisë, per te nxire figurën e tij dhe Policisë se Shtetit, madje ka vendosur edhe njerëz per ta përgjuar ish-ministrin.

?Aq i pashërueshëm je ne këtë fiksimin tënd kundër meje, sa u lëshove fare edhe kundër Policisë se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe president zotrote me votat e Partisë Socialiste. Ke jave te tera qe sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbëtori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotësish, per gjoja presione policore e blerje votash?.

Me tej Tahiri e akuzon Meten si tregtarin me te madh te blerjes se votave, me zarfe, telefona te fundit, thasë me miell e grurë madje dhe me vende pune. Ish-Ministri i Brendshëm deklaron se nuk do te reshte se foluri deri sa Meta te marre përgjigjen e duhur pas 25 qershorit. Ndërsa nënkryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë duke ironizuar Tahirin me shprehjen e nje kënge: ?Mos pi mall, por bej palestër?

Menjëherë pas këtij postimi reagoi dhe zv/Ministri i Brendshëm Ilir Marko, i cili tha se nuk kishte nevojë të përgjonte Tahirin, por se diçka e tillë iu bë me ultimatum qeverisë nga ndërkombëtarët. Në mesazhin dërguar në numrin privat të Saimir Tahirit, Marko shkruan se nëse nuk do ishte shkarkuar raportet e ndërkombëtarëve, do të nxinin me emrin e tij.

?Nuk do ta jap kenaqesine e tërheqjes se vëmendjes drejt teje sepse nje i mbaruar si puna jote kete do. Por po do shpjegim per shkarkimin tënd pyet shefin tënd per letrën me ultimatum qe ka ardhur per ty nga partneret ndërkombëtare. Kështu qe mos me provoko mua sepse edhe 1% shans qe te ka ngelur per te vazhduar ne politike, ben mire mos ta rrezikosh?.

Për këtë veprim Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga puna zv/Ministrin e Brendshëm Ilir Marko. Në motivacion thuhet: ?Për shkelje të papranueshme te etikes zyrtare, ne papajtueshmëri të plote me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave me elementare te komunikimit publik?.