http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Kavajë, ku më 25 qershor votohet jo vetëm për të parlamentin e ri, por edhe për kryebashkiakun e ardhshëm të Bashkisë. Ai tha se socialistët kanë treguar me fakte se janë të vetmit që sjellin ndryshimin.
Kryeministri tha se gjatë mandatit të parë u arrit që me reformat e ndërmarra të hidheshin themelet. E në 4 vitet e ardhshme, tha ai, me votën e qytetarëve do të ndërtohet ngrehina e vërtetë e një shteti modern e demokratik.
Qytetarëve të Kavajës Rama u premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të mundësohet rritja ekonomike në masën 5%, si dhe do të ketë rritje rrogash, pensionesh dhe investime më të mëdha.