Ora News - LSI e akuzon për blerje votash, shpërthen Tahiri: Më dëgjo me vëmendje Ilir Meta

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu
Ashpërsohet përplasja mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste. Kandidatja për deputete e qarkut të Tiranës për LSI, Eriona Bixho akuzoi ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se së bashku me bashkëpunëtorët e tij po blejnë vota në Vorë, dhe rrethinat e saj.
Eriona Bixha: Ndihem e indinjuar, e revoltuar që disa persona mendojnë që me anë të lekëve mund të blejnë votat dhe dinjitetin e banorëve të Vorës. Uragani i fitores plebishitare që LSI do të ketë në 25 qershor është kthyer në makth për disa forca politike. Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shit-blerjes së votave në bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë kun ë bashkëpunim të plotë me komisariatin e bashkisë Vorë dhe për këtë mund ta verfikoni nga tabulatet telefonike dhe në përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit cdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lsi-e-akuzon-per-blerje-votash-shperthen-tahiri-me-degjo-me-vemendje-ilir-meta/

Free Traffic Exchange