Durrës, në kërkim të fitores - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistet kërkojnë votën e qytetareve te Durrësit ne 25 qershor, duke u mbështetur mbi arritjet e mandatit te pare si garanci për zhvillimin e vendit ne mandatin e dyte. Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, kandidatja e PS ne Durrës, thekson se socialistet treguan se çfarë dine te bëjnë me përmbylljen e nje reforme te rëndësishme si ajo ne drejtësi, per këtë arsye shqiptaret duhet t?u besojnë se ata do te përpiqen me te njëjtën energji per te rritur ekonominë e per te ulur papunësinë.Përballë tyre demokratet kërkojnë votën e durrsakeve per Republikën e Re. Nënkryetari i PD Edi Paloka, i cili po punon ne zonën e Krujës thekson se ne qendër te programit është ekonomia. Ministrja e Ekonomisë Konomi thekson se ne vizionin e sa majtës per Durrësin është përfundimi i projekteve te rilindjes urbane, përfundimi i legalizimeve, ndihma per bujqësinë, por edhe zgjidhja e problematikave te qytetareve te kësaj zone.Ndërkohë Edi Paloka ve theksin tek pjesa e programit elektoral qe u vjen ne ndihme shtresave ne nevoje, duke nisur nga rritja e pensioneve ne 25 mije leke deri tek mbështetja e familjeve te varfra. Ne 2013, Durrësi u fitua nga koalicioni i majte, dhe ne 25 qershor PS kërkon ta ruaje kete avantazh ndërkohe qe demokratet kërkojnë te përmbysin rezultatin ne favorin e tyre.

Free Traffic Exchange