Report TV - Raporti,importi i produkteve false, Shqipëria një nga 4 portat kryesore

2017-07-10 0

Shqipëria është një ndër katër portat hyrëse të mallrave kontrabandë për në Europë, së bashku me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën, thotë një studim i fundit i zyrës së pronësisë intelektuale të Bashkimit Europian, OECD dhe EUROPOL.

Sipas raportit Hong Kong, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori janë shtetet ku trafikantët falsifikojnë sasi të mëdha produktesh , këto vende janë shpërndarësit kryesorë të mallrave të tillë drejt vendeve evropiane dhe jo vetem.