Report TV - Basha: Iki si kryeministër nëse s'hap tunelin e ‘Arbrit’ për 2 vite

2017-07-10 0

Lulzim Basha është në garën e 25 qershorit për tu bërë kryeministër për katër vitet e ardhshme por me premtimin që ka bërë para banorëve të Dibrës është shfaqur i vendosur për të implementuar duke filluar nga vetja iniciativën ?recall?, pra atë të shkarkimit nëse nuk mban premtimin.

Duke iu drejtuar në mitingun përmbyllës dibranë se Basha u zotua se brenda dy viteve do të hapet tuneli i rrugës së Arbërit dhe se nëse kjo nuk ndodh atëherë jep dorëheqjen si kryeministër.

Basha kujtoi se ky projekt ishte gati në 2013 por Edi Rama e la një projekt në letër për katër vjet.

?Sa herë e ka premtuar Rama ?Rrugën e Arbrit? dhe nuk ka hedhur një lopatë, është aty ku e lamë ne.

Si sot dy vite, ose do të hapim tunelin e ?Arbrit?, ose do të jap dorëheqjen si kryeministër.

Do të hapim edhe universitetin e Dibrës, do ta kthejmë në një portë edhe për Maqedoninë" tha ai.