Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në spitalin rajonal të Durrësit, tre sanitare të lavanderisë janë infektuar me turbekuloz, ndërsa po hetohet nëse ato e kanë marrë sëmundjen nga pacientët e Infektivit. 2 prej tyre janë dërguar në Tiranë për mjekim. Mjekët e Dipanserisë së Durrësit thonë se do të punohet për të vërtetuar rrugën e marrjes së sëmundjes, në mënyrë që të mos krijohet vatër e re infeksioni.
Tre sanitarët e spitalit rajonal të Durrësit janë në rrezik serioz për jetën pasi janë infektuar nga sëmundja e turbekulozit. Nga hetimet e para ka rezultuar punonjëset e lavanderisë dyshohet se mund të jenë infektuar me sëmundjen e rëndë nga carfacët që përdoreshin nga disa pacientë të cilët vuajnë nga tuberkulozi. Mjeku Pneumolog Zyber Pupla thotë se ende nuk është e vërtetuar nëse sëmundja ngjitëse është përcjellë tek sanitaret nga pacientët e shtruar tek Infektivi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-sanitare-te-spitalit-infektohen-me-tuberkuloz-ne-vendin-e-punes/