Ora News – Hahn: Do mbështesim strategjinë kombëtare kundër drogës

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eurokomisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se Brukseli synon që të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare anti-kanabis të miratuar së fundmi nga qeveria Rama. Në një përgjigje ndaj eurodeputetes rumune, Monica Makovei, zyrtari i BE-së nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar e në veçanti ajo kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit vijon të mbetet një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE.
Bashkimi Europian synon të mbështesë strategjinë kombëtare anti-kanabis, një nismë kjo e miratuar së fundmi nga qeveria Rama, ndërkohë që lufta kundër drogës mbetet një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të antarësimit.
Deklarata vjen nga eurokomisioneri, Johannes Hahn, i cili në një përgjigje ndaj interesimit nga deputetja e Parlamentit Europian, Monica Makovei, bën me dije se Komisioni Europian do të vijojë monitorimin e këtij proçesi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hahn-do-mbeshtesim-strategjine-kombetare-kunder-droges/

Free Traffic Exchange